Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Femra vetëvrasëse e kreu sulmin në Vollgograd


Pamje e autobusit në Vollgograd pas eksplodimit

Pamje e autobusit në Vollgograd pas eksplodimit

Zyrtarët e Rusisë thonë se një femër është e dyshuar për sulmin vetëvrasës, meqë ajo e ka aktivizuar pajisjen shpërthyese në një autobus të udhëtarëve në qytetin jugor Vollgograd, duke vrarë së paku 6 vetë dhe plagosur 33 të tjerë, disa prej tyre seriozisht.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vlladimir Markin, tha se hetuesit e kanë identifikuar sulmuesen vetëvrasëse si grua të militantit të njohur islamik, i cili besohet se aktualisht është në Dagestan.

Lidhur me sulmin e djeshëm në autobus është paraqitur akuza për terrorizëm.

Hetuesit thanë se kanë gjetur pjesë të pajisjes eksploduese, por thanë se u duhet kohë për të përcaktuar sasinë e materialit eksplodues të përdorur në bombë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm.

Zyrtarët thanë se në autobus ishin afro 40 vetë kur ndodhi eksplodimi.
XS
SM
MD
LG