Ndërlidhjet

BE: Koha e fundit që Ukrania të zgjidh rastin Tymoshenko


Ministrat, Carl Bildt dhe Radek Sikorski
Ministrat, Carl Bildt dhe Radek Sikorski
Dy ministra europianë i kanë thënë Ukrainës së “koha për bisedime ka marrë fund” dhe se tash duhet që “urgjentisht” të kalohet në veprime konkrete për t’i dhënë fund çështjes Tymoshenko.

Ministri i Jashtëm polak Radek Sikorski tha se ky ishte mesazhi që ai dhe homologu i tij suedez, Carl Bildt, ia dhanë presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, gjatë një takimi të sotëm në Kiev.

BE-ja thotë se arritja e marrëveshjes së plotë për lirimin e Tymoshenkos është jetike për hapat e mëtejmë të Ukrainës në rrugën europiane.

Një deputet nga partia e Tymoshenkos kishte thënë më heret gjatë ditës, se ajo ishte pajtuar më propozimin për “falje të pjesërishme”, i cili kishte dalë si ide nga një mision europian i dërguar në Ukrainë për këtë çështje.

Ukraina shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen për Tregëti të Lirë dhe atë për Asocim me BE-në, muajin që vjen në Vilnius.
XS
SM
MD
LG