Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Aliyev emëron kabinetin e ri


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili ka marrë mandatin e tretë me radhë në krye të shtetit, ka caktuar antarët e kabinetit të ri.

Ai e ka nënshkruar sot dekretin, sipas të cilit në krye të qeverisë, në cilësinë e kryeministrit, do të jetë veterani Arthur Rasizade.

Ndryshimi më i dukshëm në përbërjen e kabinetit të ri, është zëvendësimi i Ministrit të Mbrojtjes, Safar Abiyev, pas shumë vitesh në këtë detyrë.

Abiyev, ishte akuzuar shpesh nga mediet për afera korruptive dhe numrin e lartë të të vdekurve në ushtri.
XS
SM
MD
LG