Ndërlidhjet

Protesta kundër dënimit të gazetarit në Shkup


Ilustrim
Ilustrim
Grupet për të drejtat e mediave në Maqedoni kanë bërë thirrje për protesta në Shkup, kundër dënimit me burg të gazetarit Tomisllav Kezharovski.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen para Muzeut në Shkup, sot në orën 12, të veshur me të zeza.

Të hënën, Gjykata Themelore në Shkup ka dënuar Kezharovskin, gazetar i së përditshmes “Nova Makedonija”, me katër vjet e gjysmë burg, për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të fshehur në një rast të vrasjes.

Kezharovski është arrestuar në muajin maj për artikullin që ka shkruar në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG