Ndërlidhjet

logo-print

Dy “planifikues” sulmesh vriten në Dagestan


Rusi

Rusi

Zyrtarët rusë thonë se dy persona të armatosur me pajisje të fuqishme shpërthyese, janë vrarë në Dagestan

Zëdhënësi i Komitetit për Antiterrorizëm ka thënë se dy personat janë vrarë, pasi policia ka ndaluar automjetin e tyre në një postbllok në qarkun Vinsovkhoz.

Pasagjerët në makinë kanë hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë dhe një pjesëtar i trupave të Ministrisë së Mbrojtjes është plagosur.

Dy të vdekurit në makinë nuk janë identifikuar ende.

Në Dagestan, për vite me radhë, ka dhunë, e cila lidhet me ekstremizmin islamik dhe krimin e organizuar.
XS
SM
MD
LG