Ndërlidhjet

Franca dhe Gjermania kërkojnë rregulla të reja spiunazhi


Ilustrim
Ilustrim
Bashkimi Evropian thotë se Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të bie dakord për rregulla të reja të spiunazhit, pas zbulimeve se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar telefonin mobil të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy, ka thënë se udhëheqësit “kanë marrë parasysh planet e Francës dhe të Gjermanisë për të kërkuar bisedime dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, me qëllim të gjetjes së një mirëkuptimi në këtë fushë, para fundit të vitit”.

Në një deklaratë të veçantë, udhëheqësit e BE-së kanë paralajmëruar se dyshimet për spiunim mund të “paragjykojnë” luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Gazeta britanike “Guardian” ka zbuluar sot se Uashingtoni ka përgjuar bisedat telefonike të 35 liderëve botërorë.
XS
SM
MD
LG