Ndërlidhjet

Përfundon samiti i BE-së në Bruksel


Pjesëmarrësit në samitin e Brukselit.

Pjesëmarrësit në samitin e Brukselit.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë përfunduar samitin në Bruksel, të dominuar nga shqetësimet e shteteve anëtare për spiunimin e Shteteve të Bashkuara.

Të 28 udhëheqësit e bllokut kanë lëshuar një deklaratë, duke paralajmëruar se mungesa e besimit mund të dëmtojë luftën kundër terrorizmit, duke paragjykuar bashkëpunimin në mbledhjen e informacioneve të inteligjencës.

Deklarata vjen në kohën kur Franca dhe Gjermania kërkojnë bisedime me Uashingtonin, për rregulla të reja të spiunazhit.

E gjithë kjo pason zbulimin se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë përgjuar telefonin mobil të kancelares gjermane, Angela Merkel, si dhe miliona telefonata të francezëve.

Samiti dyditor në Bruksel ka prekur edhe çështjen e migrimi të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG