Ndërlidhjet

logo-print

Në nëntor nis procesi ndërkombëtar i arbitrazhit për rastin Greenpeace


Nga protestat në përkrahje të aktivistëve të Greenpeace

Nga protestat në përkrahje të aktivistëve të Greenpeace

Një gjykatë ndërkombëtare do të mbajë një seancë muajin e ardhshëm, rreth kërkesës së Holandës që Rusia t’i lirojë aktivistët e grupit ambientalist Greenpeace, të cilët u kapën derisa ishin në bordin e një anieje që bartte flamurin holandez.

Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, me bazë në qytetin gjerman Hamburg, ka njoftuar se seanca për anijen “Arctic Sunrise”, do të mbahet më 6 nëntor.

Një vendim në lidhje me rastin pritet të pasojë disa javë pas seancës.

Rusia nuk do të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, meqë ka refuzuar ta zgjidh rastin përmes rrugës së arbitrazhit ndërkombëtar.

Anija e Greenpeace u kap nga autoritetet ruse në shtator, kur disa anëtarë të ekuipazhit provuan të çanin në një platformë nafte të kompanisë ruse Gazprom, në ujërat e Arktikut.
XS
SM
MD
LG