Ndërlidhjet

Beograd: U varros Jovanka Broz


Varrimi i Jovanka Brozit në Beograd

Varrimi i Jovanka Brozit në Beograd

Ish-zonja e parë jugosllave, Jovanka Broz, sot është varrosur afër varrit të bashkëshortit të saj, Josip Broz Tito, në praninë e një turme, e cila e ka përkujtuar federatën ish-jugosllave si parajsë të paqes, prosperitetit dhe barazisë, pas më tepër se 20 viteve të shkatërrimit të saj të përgjakshëm, raporton AP nga Beogradi.

Duke vendosur lule, kurora dhe simbole të periudhës së kaluar, shumë prej tyre kanë qajtur derisa pritnin në rresht prej orëve të hershme të mëngjesit, në memorialin ku gjendet e dhe varri i ish-liderit komunist, Tito.

“Sot ne nuk i themi lamtumirë vetëm Jovanka Brozit, ne i themi lamtumirë epokës së Titos”, tha kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë fjalimit, dhe ka shtuar se “sot shënohet largimi i ikonës së fundit të ish-Jugosllavisë”.
XS
SM
MD
LG