Ndërlidhjet

Vuçiq, të enjten, viziton Kosovën


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë Kosovën më 31 tetor.

Kështu raportojnë mediat serbe, duke u thirrur në një njoftim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Të premten, Vuçiq ka paralajmëruar se do të vizitojë të gjitha vendet në Kosovë, para zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, së bashku me ministrin pa portofol në Qeverinë e tij, Aleksandar Vulin.

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime ndaj këtij të fundit, për shkak të hyrjes ilegale në Kosovë, disa ditë më parë.
XS
SM
MD
LG