Ndërlidhjet

Përgjimet – Spanja kërkon shpjegime nga SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Spanja ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të shpjegojnë raportet që thonë se Uashingtoni ka përgjuar 60 milionë telefonata në Spanjë, vetëm brenda një muaji.

Ambasadori i SHBA-së në Madrid, i cili është thirrur në bisedë informative, ka thënë se do të pastrohen të gjitha “dyshimet” që kanë të bëjnë me programin amerikan të spiunazhit.

Gazeta spanjolle “El Mundo” ka publikuar një dokument, në të cilin thuhet se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka përgjuar më shumë se 60 milionë telefonata të spanjollëve në periudhën mes dhjetorit 2012 dhe janarit 2013.

“El Mundo” ka thënë se dokumenti është siguruar përmes ish-kontraktorit të CIA-s, Edward Snowden.

Për përgjime të ngjashme kanë raportuar edhe mediat në Francë dhe Gjermani.
XS
SM
MD
LG