Ndërlidhjet

Daçiq: Të mos paraqiten kushte të reja lidhur me Kosovën


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, ka kërkuar nga vendet evropiane që të mos paraqesin kushte të reja për çështjen e Kosovës, derisa ai po përpiqet ta drejtoj vendin e tij kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Mëtutje, në një intervistë për agjencinë AFP në Londër, Daçiq është ankuar se “ju kurrë nuk e dini se ku është linja e finishit”, në negociatat me Brukselin për përpjekjet e Serbisë për integrim në BE.

“Çështja më e rëndësishme në negociatat tona për anëtarësim në BE, nuk do të jetë çështje e brendshme, por Kosova”, tha Daçiq dhe ka shtuar se “për këtë arsye ne duhet gjithnjë ta kemi në mend se ne duhet të punojmë në normalizimin e raporteve” me Kosovën.

Ivica Daçiq ka kërkuar që pakica serbe në Kosovë të votoj në zgjedhjet lokale më 3 nëntor, megjithqë nga një pjesë e serbëve, po zhvillohet fushatë kundër pjesëmarrjes në zgjedhje.

“Ata duhet të shkojnë dhe të votojnë në këto zgjedhje, jo ta ndihmojnë Prishtinën, por për të zgjedhur autoritetet, që do të jenë legale dhe legjitime dhe të cilat do të njihen nga Beogradi, Prishtina dhe Brukseli, poashtu”, tha Daçiq.
XS
SM
MD
LG