Ndërlidhjet

SHBA sulmon kompleksin e militantëve në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka goditur një kompleks të dyshuar militant në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.

Radio Mashaal raporton për tre kryengritës të vrarë në sulmin pranë qytetit Miranshah.

Ai ndodh një javë pasi kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të ndalojë sulmet e tilla.

Ai po ashtu vjen një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes e Pakistanit ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave, 317 sulme të telekomanduara kanë vrarë 2,160 militantë islamikë dhe 67 civilë qysh në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG