Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Tajvan


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën lindore të Tajvanit, i cili është ndjerë edhe në kryeqytetin Taipei.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se tërmeti ka qenë 6.3 shkallë të Richterit.

Tash për tash, nuk raportohen dëme e as kërcënime për cunami.

Tërmetet dridhin shpesh Tajvanin, por shumica janë të vegjël.

Megjithatë, në vitin 1999, një tëmret prej 7.6 shkallësh të Richterit ka vrarë mbi 2,300 njerëz në këtë vend.
XS
SM
MD
LG