Ndërlidhjet

Ligjvënëset turke ndjekin seancën me shami në kokë


Në Parlamentin e Turqisë, 31 tetor, 2013
Në Parlamentin e Turqisë, 31 tetor, 2013
Katër ligjvënëse të mbuluara kanë ndjekur sot një seancë të Parlamentit turk, duke i dhënë fund ndalesës së shamive në hapësirat e parlamentit.

Më 30 shtator, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila qeveris me Turqinë, ka hequr ndalesën prej disa dekadash në shërbimin civil, në kuadër të reformave që synojnë të përmirësojnë demokracinë dhe liritë.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, gruaja e të cilit vë shami në kokë, e ka cilësuar masën si “hap drejt normalizimit”.

Këto reforma janë denoncuar nga laikët, të cilët e shohin shaminë e kokës si shenjë të Islamit politik dhe në kundërshtim me traditat laike të Turqisë.

Ndalesa për shamitë e kokës vazhdon të vlejë për gjyqtaret, prokuroret dhe personelin ushtarak dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG