Ndërlidhjet

logo-print

BE: Papunësia në eurozonë arriti rekord të ri të lartë


Ilustrim

Ilustrim

Numri i njerëzve të papunë në 17 shtete të eurozonës ka arritur nivel të lartë rekord në muajoin shtator, derisa ripërtritja, që ka filluar, ka dështuar të prodhoj vende të punës, tregojnë të dhënat e reja zyrtare të publikuara sot.

Sipas agjencisë statistikore të Bashkimit Evropian, Eurostat, numri i të papunëve ka arritur në shifrën rekorde prej 19.45 milionë.

Kështu shkalla e papunësisë në gjithë eurozonën arriti nivel rekord prej 12.2% në muajin shtator.

Monedha euro ka rënë me të shpejtë, pas publikimit të të dhënave, nga 1.37 dollarë amerikanë, në 1.3615 në tregtinë e pasditës.

Rritje ka shënuar edhe papunësia e të rinjëve, që arriti nivelin prej 24.1%, prej 24% sa ishte në muajin gusht.

Papunësia e përgjithshme në Gjermani dhe Austri mbetet e ulët, në shkallën prej 5%. Nga ana tjetër, shkalla më e lartë e papunësisë është në Spanjë, ku ka arritur nivelin prej 26.6%.

Të dhënat e fundit tregojnë se në Greqi, papunësia në muajin korrik ishte 27.6%.

Papunësia në gjithë Bashkimin Evropian, me 28 anëtarë, ka mbetur e pandryshuar, dhe është 11%.
XS
SM
MD
LG