Ndërlidhjet

SHBA: Presidenti Obama takohet me kryeministrin Maliki


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Presidenti amerikan, Barack Obama, sot nnë Shtëpinë e Bardhë, takohet me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, i cili gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Dje zoti Maliki, tha se po kërkon ndihmë ushtarake amerikane, për ta luftuar rrjetin al-Kaida në Irak dhe se vendit të tij i duhet ndihmë ushtarake dhe në fushë të inteligjencës, për ta luftuar terrorizmin me të cilin ballafaqohet.

Më herët këtë javë, një grup dypartiak i senatorëve amerikanë e ka kritikuar al-Malikin, në një letër dërguar presidentit amerikan, Barack Obama, duke e fajësuar kryeministrin Maliki se dhuna në Irak është rritur për shkak të aksioneve të qeverisë së tij.
XS
SM
MD
LG