Ndërlidhjet

Athinë: Dy të vdekur nga të shtënat afër zyrave të partisë Agimi i Artë


Flamuri i partisë Agimi i Artë
Flamuri i partisë Agimi i Artë
Dy persona janë vrarë dhe një tjetër ka marrë plagë të rënda, të premten, pas të shtënave në afërsi të zyrave të partisë neo-naziste Agimi i Artë në Athinë të Greqisë, raporton AFP.

Nuk dihet ende se kush janë viktimat dhe nëse sulmi ishte i motivuar politikisht.

Sulmi vjen vetëm pak javë pas dënimit të gjashtë anëtarëve të partisë Agimi i Artë për përfshirje në “krim të organizuar”, si pjesë e hetimeve mbi këtë parti, pas vdekjes së një muzikanti anti-fashist.
XS
SM
MD
LG