Ndërlidhjet

Një i vrarë nga të shtënat në Llos Angjelles


Llos Angjelles, 1 nëntor 2013.

Llos Angjelles, 1 nëntor 2013.

Autoritetet thonë se një agjent i sigurisë së aeroportit është vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur, kur një person i armatosur ka hapur zjarr në Aeroportin Ndërkombëtar të Llos Angjellesit.

Sulmuesi i dyshuar, Paul Ciancia, 23 vjeç, është plagosur dhe burgosur nga policia.

Shefi i policisë së aeroportit, Patrick Gannon, ka thënë se Ciancia besohet se ka vepruar i vetëm.

Ngjarja ka ndodhur të premten në Terminalin 3 të aeroportit.

Të gjitha fluturimet hyrëse janë pezulluar gjatë incidentit, ndërsa ato dalëse janë vonuar.
XS
SM
MD
LG