Ndërlidhjet

Përgjimet - Gjermania dhe Brazili kërkojnë ndihmën e OKB-së


Ilustrim
Ilustrim
Gjermania dhe Brazili kanë kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që të miratojë një rezolutë, e cila u bën thirrje të gjitha vendeve, që të mbrojnë të drejtën për privatësi.

Drafti është dërguar në Komitetin për të drejta të njeriut të Asamblesë, i cili pritet ta diskutojë gjatë këtij muaji.

Draft-rezoluta kërkon që t’i jepet fund mbikëqyrjes së tepruar elektronike, duke thënë se mbledhja ilegale e të dhënave personale “përbën akt të rëndë të ndërhyrjes”, i cili “mund të kërcënojë themelet e një shoqërie demokratike”.

Nisma pason dyshimet se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar udhëheqësit e huaj, përfshirë presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG