Ndërlidhjet

Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes do të shkojnë në balotazh për kryetar të Prishtinës.

Gara e balotazhit është konfirmuar nga të dyja subjektet politike.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa ka konfirmuar përmes konferencës për media, se ai do të jetë në balotazh në garën për kryetar të kryeqytetit.

Po ashtu, edhe Vetëvendosje, ka konfirmuar balotazhin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe koalicionit Demokracia në Veprim, në bazë të votave të numëruara, Isa Mustafa është duke prirë me votat e fituara, por nuk ka kaluar shifrën prej 50 për qind kështu që balotazhi duket i pashmangshëm.
XS
SM
MD
LG