Ndërlidhjet

Shefat e OKB-së dhe Bankës Botërore në turne në Afrikë


Harta e Afrikës
Harta e Afrikës
Shefat e OKB-së dhe të Bankës Botërore do ta vizitojnë rajonin Sahel të Afrikës, gjatë javës, për të bërë presion rreth implementimit të reformave politike dhe ekonomike.

Sekretari i OKB-së Ban Ki-moon dhe presidenti i Bankës Botërore, Jim Young Kim, do të qëndrojnë sot në Mali dhe më pas do të udhëtojnë për në Niger, Burkina Faso dhe Çad.

Ata do të shoqërohen nga zyrtarë të Unionit Afrikan, Bankës Afrikane për Zhvillim dhe të Bashkimit Evropian.

Para udhëtimit, shefi i Bankës Botërore ka bërë thirrje për mbledhjen “e resurseve publike dhe private” për këtë rajon.

OKB thotë se më shumë se njëmbëdhjetë milionë njerëz kanë nevojë për ushqim dhe se rreth pesë milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja në vendet e rajonit Sahel.
XS
SM
MD
LG