Ndërlidhjet

Kerry: Të punojmë për partneritetin tregtar SHBA-BE


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se shqetësimet evropiane për mbikëqyrjen nga Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndikojnë në bisedimet për marrëveshje tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Ky është një partneritet tregtar që ka aftësinë të mbledhë të gjitha vendet tona. Evropa, padyshim, ka pasur një kohë shumë të vështirë ekonomike dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur po ashtu sfidat e veta. Ne po rimëkëmbemi, por Partneriteti Transatlantik Tregtar është vërtet i ndarë nga çdo çështje tjetër”, ka thënë Kerry gjatë vizitës në Poloni.

Akuzat se Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar thirrjet telefonike të miliona evropianëve, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, kanë shkaktuar çarje në marrëdhëniet trans-atlantike.

Marrëveshja e re për tregti dhe investime midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian do të ishte marrëveshja më e madhe në botë e tregtisë së lirë.
XS
SM
MD
LG