Ndërlidhjet

logo-print

Shpallen të pavlefshme zgjedhjet në tri vendvotime


Ilustrim

Ilustrim

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikalo, ka thënë se ky institucion, në mbledhjen që ka zhvilluar të martën mbrëma në Prishtinë, ka marrë vendim që të shpallë të pavlefshëm votimin në tri qendra votimi në pjesën veriore të Mitrovicës.

Rikalo ka thënë se numërimi i votave nga vendvotimet e tjera në veri të Kosovës do të nisë sot dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të komisioneve zgjedhore komunale.

“Është kompeltuar pranim-dorëzimi i materialit nga katër komunat veriore dhe është vërtetuar se në tri qendra votimi në Mitrovicë nuk ka asnjë kusht për numërim. Ai material është krejtësisht i papërdorshëm dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sonte (të martën), ka marrë vendim që të anulojë dhe të përsërisë votimin në Shkollën Teknike, Shkollën Shën Sava dhe Shkollën e Mjekësisë”, ka thënë Rikalo.

Ditën e zgjedhjeve, në këto tre vendvotime, kanë ndërhyrë persona të maskauar dhe kanë shkatërruar kutitë e votimit. Incidentet kanë detyruar largimin e komisionit të zgjedhjeve dhe të përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së.
XS
SM
MD
LG