Ndërlidhjet

Taxhikistan: Përfundon votimi, zgjedhjet shpallen të vlefshme


Një grua duke votuar në emër të anëtarëve të familjes, Taxhikistan, 6 nëntor 2013
Një grua duke votuar në emër të anëtarëve të familjes, Taxhikistan, 6 nëntor 2013
Në Taxhikistan janë mbyllur vendvotimet pas zgjedhjeve të sotme presidenciale.

Zgjedhjet u shpallën të vlefshme, edhepse pati raportime të shumta për parregullsi, mes të cilave votime në shumfishta nga i njejti person.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në këtë vend, njoftoi se dalja në zgjedhje ishte 80 përqind, shumë më tepër se 50 përqindëshi i kërkuar për vlefshmërinë e tyre.

Pritet që presidenti aktual Emomali Rahmon të fitojë me përqindje të lartë.
XS
SM
MD
LG