Ndërlidhjet

Musharraf lirohet nga arresti shtëpiak


Pervez Musharraf
Pervez Musharraf
Pakistani ka liruar ish-presidentin Pervez Musharraf nga arresti shtëpiak.

Raportet thonë se zyrtarët e burgut janë tërhequr nga shtëpia e Musharrafit, në periferi të Islambadit.

Ai ka qenë nën arrest shtëpiak qysh në muajin prill, kur edhe është kthyer në Pakistan, pas më shumë se katër vjetësh në mërgim të vetimponuar.

Avokatët e Musharrafit kanë thënë se ai e ka ende të ndaluar të largohet nga vendi.

Lirimi vjen disa ditë pasi Musharraf është shfajësuar për operacionin ushtarak të vitit 2007, për të dëbuar militantët nga Xhamia e Kuqe e Islamabadit, që ishte dhe beteja e fundit ligjore e tij.

Ky operacion ka lënë një klerik dhe mbi 100 persona të tjerë të vdekur dhe ka çuar në një rebelim të militantëve pakistanezë.
XS
SM
MD
LG