Ndërlidhjet

logo-print

FBI kërkon dy pakistanezë për krime kibernetike


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA ka futur dy pakistanezë në listën e të dyshuarve më të kërkuar për krime kibernetike.

FBI ka thënë se Farhanul Arshad, 40 vjeç, dhe Noor Azizuddin, 50 vjeç, kërkohen për përfshirjen e dyshuar në një skemë ndërkombëtare të telekomunikimeve, që në periudhën nëntor 2008 – priill 2012 ka rrezikuar kompjuterë dhe ka mashtruar individë, kompani dhe agjenci qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë.

FBI ofron shpërblim prej 50,000 dollarësh për informacionin që shpie në arrestimin e tyre.

Skema ndërkombëtare ka përfshirë anëtarë të një organizate kriminale që shtrihej në Pakistan dhe disa vende të tjera në Azinë Juglinore, Lindjen e Mesme dhe Evropë.
XS
SM
MD
LG