Ndërlidhjet

Rusia u kërkon falje dy gazetarëve norvegjezë


Soçi

Soçi

Rusia u ka kërkuar falje dy gazetarëve norvegjezë, të cilët janë marrë disa herë në pyetje nga policia, gjatë raportimit mbi përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore 2014, të cilat do të mbahen në Soçi.

Transmetuesi norvegjez TV2 ka thënë se gazetarët e tij Oeystein Bogen dhe Aage Aune janë marrë në pyetje dhe janë burgosur nga policia disa herë.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se oficerët e policisë lokale kanë keqpërdorur pozitat e tyre, duke çuar në një seri veprimesh të pajustifikueshme kundër shtetasve norvegjezë.

Në deklaratë u kërkohet falje dy gazetarëve dhe thuhet se fajtorët do të marrin dënimin e merituar.
XS
SM
MD
LG