Ndërlidhjet

Talibanët zgjedhin udhëheqësin e ri


Pakistan

Pakistan

Talibanët pakistanezë kanë zgjedhur Mullah Fazlullahun për kryetar të ri të grupit.

Ai pason Hakimullah Mehsudin, i cili është vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara, javën e kaluar.

Mullah Fazlullah ka udhëhequr fraksionin taliban në Luginën Suat dhe thuhet të jetë personi që ka urdhëruar sulmin ndaj Malala Yousafazait, aktivistes 16-vjeçare të arsimit, e cila është qëlluar në kokë tetorin e kaluar.

Sheikh Khalid është zgjedhur zëvendës i Fazlullahut.
XS
SM
MD
LG