Ndërlidhjet

Homoseksualiteti, arsye për azil në BE


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur sot se homoseksualiteti mund të jetë arsye për azil në Bashkimin Evropian.

Vendimi vjen për rastet e tre burrave nga Siera Leone, Uganda dhe Senegali, të cilët kanë kërkuar status refugjati në Holandë.

Ata kanë thënë se kanë shumë frikë nga persekutimi për shkak të orientimit të tyre seksual.

Ministria holandeze për Imigrim dhe Azil ka refuzuar kërkesën e tyre.

Në përgjigje të një ankese të mëvonshme, ajo ka thënë se homoseksualët mund “të pëmbahen” për të shmangur persekutimin.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka hedhur poshtë politikën holandeze, duke thënë se “orientimi seksual i një personi është karakteristikë shumë themelore për identitetin e tij dhe nuk duhet të detyrohet të heqë dorë nga ajo”.

Të tre rastet u janë referuar tani autoriteteve holandeze për verdiktin përfundimtar.

Vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë zbatohen në të gjitha vendet e BE-së.
XS
SM
MD
LG