Ndërlidhjet

Euro dobësohet kundrejt dollarit


Ilustrim
Ilustrim
Dollari është rritur kundrejt euros, pasi Banka Qendrore Evropiane ka ulur normën e saj kryesore të interesit në nivelin rekord prej 0.25 për qind.

Një euro sot mund të shkëmbehet me 1.33 dollarë. Kjo është vlera më e ulët e saj kundër dollarit në pothuajse dy muaj.

Banka Qendrore Evropiane ka ulur normën e interesit pas raporteve se norma vjetore e inflacionit në Eurozonë ka rënë për 0.7 për qind në tetor.

Euro është monedha zyrtare e 23 vendeve evropiane.
XS
SM
MD
LG