Ndërlidhjet

Britani: Japin llogari shefat e inteligjencës


Andrew Parker, shef i MI5
Andrew Parker, shef i MI5
Shefat e inteligjencës britanike kanë dëshmuar sot para ligjvënësve në këtë vend, derisa shtohet presioni për metodat e mbledhjes se informatave, pas dokumenteve të publikuara nga ish-kontraktori amerikan Edward Snowden.

Andrew Parker drejtues i shërbimit të brendshëm sekret MI5 dhe John Sawers drejtues i shërbimit të jashtëm MI6, u paraqiten në kuvend që t’ju përgjigjen pyetjeve të Komitetit për Inteligjencë dhe Siguri.

Parker ka mbrojtur punën e shërbimeve inteligjente, duke thënë se ato nuk nënvlerësojnë, por e mbrojnë lirinë.

Saëers, tha se dokumentet e publikuara nga Snowden, kanë ndihmuar armiqtë e Britanisë.

Ndërkohë, shefi i agjencisë së mbikqyrjes GCHQ, Iain Lobban hodhi poshtë dyshimet se kjo agjenci kishte përgjuar e-mailat dhe telefonatat brenda Britanisë së Madhe.

Paraqitja e sotme e shefave të inteligjencës, u dha drejtpërdrejt në televizion, edhepse transmetimi nisi me një vonesë.
XS
SM
MD
LG