Ndërlidhjet

SHBA: Propozohet ndalimi i yndyrërave artificiale në ushqim


Ilustrim
Ilustrim
Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, ka propozuar ndalimin e yndrës artificiale në ushqimet e procesuara, duke nisur nga biskotat e deri tek picat e ngrira, duke cituar si shkak sëmundjen e shumta të zemrës.

Nga hulumtimet është treguar se përdorimi i këtyre lloj undyrërave rrit ndjeshëm mundësine e sëmundjeve të zemrës.

Administrata tha se reduktimi i tyre do të mund të evitonte rreth 20 mijë sulme në zemër, dhe mëse shtatë mijë vdekje në vit.

Një numër shtetesh tashmë e kanë ndaluar përdorimin e këtyre yndyrërave, përfshirë Zvicrën dhe Danimarkën, ndërsa vende të tjera kanë ligje që kërkojnë paralajmërim në secilin produkt që përdor yndyrëra të tilla.
XS
SM
MD
LG