Ndërlidhjet

Tolokonnikova transferohet në një burg tjetër


Nadezhda Tolokonnikova
Nadezhda Tolokonnikova
Agjencia për mbikëqyrjen e burgjeve në Rusi ka thënë se anëtarja e burgosur e grupit “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova, është rrugës për në një burg tjetër.

Në njoftimin e saj thuhet se Tolokonnikova nuk ka ankesa dhe se gjendja e saj shëndetësore është e kënaqshme.

Asnjë informacion për vendndodhjen e saj aktuale apo për lokacionin e ri nuk është dhënë.

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të zbulojnë vendndodhjen e Tolokonnikovas.

Vendndodhja e saj është mister qysh më 22 tetor.

Tolokonnikova është duke shërbyer dënimin prej dy vjetësh burg, për shkak të një performance, vitin e kaluar, kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG