Ndërlidhjet

Opozita sirane iu thotë po bisedimeve të paqes


Presidenti i Koalicionit Kombëtar Sirian, Ahmad Jarba
Presidenti i Koalicionit Kombëtar Sirian, Ahmad Jarba
Koalicioni kryesor opozitar sirian, i cili mbështetet edhe nga perëndimi, ka thënë se do të marrë pjesë në bisedimet e paqes, Gjeneva 2, nëse përmbushen disa parakushte.

Koalicioni Kombëtar Sirian e ka marrë këtë vendim sot, në Stamboll, pas dy ditësh takime.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po përpiqen t’i mbledhin palët në bisedime deri në fund të këtij viti.

Kjo është hera e parë që grupi opozitar si tërësi, jep sinjal për pjesëmarrje në këto bisedime.

Por, përmes një deklarate, ky grup ka specifikuar se përfaqësuesit e saj do të marrin pjesë në konferencën e paqes Gjeneva 2, vetëm nëse Qeveria siriane lejon krijimin e korridoreve humanitare për të arritur deri në zonat e izoluara nga luftimet, dhe nëse liron të arrestuarit, sidomos gratë dhe fëmijët.

Koalicioni opozitar gjithashtu kërkon që Assadi të mos ketë asnjë rol në periudhën tranzicionale në Siri.

Konflikti në Siri ka lënë të vrarë mëse 100 mijë persona, që nga fillimi i tij në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG