Ndërlidhjet

Iran: Qëllohet për vdekje zv.Ministri i Industrisë


Zv.Ministri i Industrisë, Safdar Rahmat Abadi
Zv.Ministri i Industrisë, Safdar Rahmat Abadi
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit ka thënë se një sulmues i panjohur ka qëlluar për vdekje zv.Ministrin për Industri të këtij vendi.

Raporti thotë se Safdar Rahmant Abadi, është qëlluar në kokë dhe në gjoks, derisa ndodhej në veturën e tij, të dielen në mbrëmje, në Teheran.

Raporti gjithashtu bën të ditur se goditjet kanë ardhur nga brenda veturës, çka nënkupton se sulmuesi po udhëtonte bashkë me Abadin.

Derisa nuk dihen ende shkaqet e plota të vrasjes, një zyrtar qeveritar citohet të ketë thënë se ajo ndodhi për shkak të mospajtimeve në mes të Abadit dhe sulmuesit.
XS
SM
MD
LG