Ndërlidhjet

Shkelësit e të drejtave do t’i bashkohen Këshillit për të Drejta të OKB-së


Ilustrim

Ilustrim

Grupet e pavarura të të drejtave të njeriut kanë shfaqur shqetësim për mundësinë që Rusia, Kina, Arabia dhe Vietnami, vende që thuhet se shkelin të drejtat e njeriut, t’i bashkohen Këshillit për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Të katër vendet janë duke konkurruar pa konkurrencë për ulëse në Këshillin me seli në Gjenevë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të zgjedhë sot 14 anëtarët e rinj të këshillit 47-vendesh.

Human Rights Watch thotë se Rusia, Kina, Arabia Saudite dhe Vietnami kanë refuzuar t’iu lejojnë monitoruesve ndërkombëtarë që të vizitojnë vendet e tyre dhe të hetojnë akuzat për shkelje të të drejtave humane.
XS
SM
MD
LG