Ndërlidhjet

Presidenti polak i kërkon falje Rusisë


Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski.
Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski.
Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, i ka kërkuar falje Moskës për protestat anti-ruse në Varshavë.

Duke folur për një radio polake, Komorowski ka thënë se “trazirat nuk mund të justifikohen me asgjë, duhet vetëm të kërkohet falje”.

Të hënën, nacionalistë polakë kanë sulmuar ambasadën ruse në Varshavë, gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë.

Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe shishe në drejtim të ndërtesës së ambasadës, ndërsa kanë djegur edhe kabinën e rojes.

Policia ka arrestuar 72 persona në lidhje me trazirat.
XS
SM
MD
LG