Ndërlidhjet

19 nëntori, “shansi i fundit” për Ukrainën


Parlamenti i Ukrainës
Parlamenti i Ukrainës
Parlamenti i Ukrainës ka dështuar të debatojë për një projekt-ligj, i cili do t’i lejonte ish-kryeministres së burgosur, Yulia Tymoshenko, të kërkojë trajtim mjekësor jashtë vendit.

Seanca është mabjtur në praninë e të dërguarve të Bashkimit Evropian, Aleksandar Kwasniewski dhe Pat Cox.

Kwasniewski u ka thënë gazetarëve se seanca e ardhshme e parlamentit më 19 nëntor, do të jetë “shansi i fundit” për Kievnin që të miratojë legjislaturën, e cila është kusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian.

“E kuptojmë se është e komplikuar politikisht, por ne shpresojmë se do të ketë vullnet për të gjetur konsensus”, ka thënë Kwasniewski.
XS
SM
MD
LG