Ndërlidhjet

Tolokonnikova arrin në Siberi


Nadezhda Tolokonnikova
Nadezhda Tolokonnikova
Autoritetet ruse kanë konfirmuar se performuesja e burgosur e grupit Pussy Riot, Nedezhda Tolokonnikova, ka arritur në burgun në Siberi.

Pritet që Tolokonnikova ta vuajë aty pjesën e mbetur të dënimit të saj me dy vjet heqje lirie.

Tolokonnikova ishte transferuar për në Siberi, pas disa gravave të urisë, në shenjë proteste me kushtet e burgut.

Të afërmit e saj nuk kanë dëgjuar prej saj për më shumë se dy javë.

Tolokonnikova ishte akuzuar dhë dënuar për huliganizëm, pas një proteste kundër presidentit Putin, në një katedrale të Moskës, në vitin 2012.

Ajo pritet të lirohet në mars të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG