Ndërlidhjet

Bjellorusi: Arrestohet kreu i një ekipi hokeji


Ilustrim
Ilustrim
Ish-shefi i ekipit kryesor të hokejit në Bjellorusi, është arrestuar.

Komiteti Hetues i Bjellorusisë ka konfirmuar sot se Eduard Zotau, akuzohet për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Zotau ishte përgjegjës për ndërtimin e qendrës sportive Chyzhouka-Arena, në Minsk, që pritej të mirëpriste Kupën e Botës për Meshkuj në sportin e hokejit, në vitin 2014.

Afati i përfundimit të punimeve kishte qenë viti 2011, por punimet në këtë qendër nuk kanë përfunduar ende.

Presidenti Lukashenka i ka kritikuar publikisht autoritetet e Minskut për dështimin në përmbylljen e punimeve, dhe ka premtuar se “do t’i dënojë” përgjegjësit për vonesën.
XS
SM
MD
LG