Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm në Kabul, disa viktima


Afganistan
Afganistan
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot pranë vendit ku mijëra afganë me ndikim do të mblidhen javën e ardhshme për të debatuar marrëveshjen e sigurisë ndërmjet Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara.

Oficeri i policisë, Abdul Khaliq, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se bëhet fjalë për një makinë bombë, që ka shpërthyer në Kabul dhe ka shkaktuar viktima.

Khaliq nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Rreth 3,000 pleq fisnorë dhe figura të tjera të shquara nga i gjithë Afganistani do të mblidhen më 21 nëntor, për të diskutuar marrëveshjen, e cila do t’iu lejojë trupave amerikane të mbeten në Afganistan, pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG