Ndërlidhjet

Prani e madhe e forcave të sigurisë në vendvotimet në veri


Mitrovicë - foto arkivi
Mitrovicë - foto arkivi
Rivotimet në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës kanë nisur në orën 7:00.

Siç raporton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë atje, numri i votuesve tash për tash është i vogël.

Bëhet fjalë për prani shumë të madhe të policëve përreth vendeve të votimit.

Atje janë edhe pjesëtarë të organizatës së ashtuquajtur serbe “Civilna zastita” (Mbrojtja civile).

Përsëritja e zgjedhjeve në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës ka ardhur si pasojë e dhunës që ka ndodhur në këto qendra ditën e zgjedhjeve lokale, më 3 nëntor, nga persona të maskuar.

Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë shkatërruar kutitë e votimit, duke detyruar largimin e komisionit të zgjedhjeve, të vëzhguesve dhe të përfaqësuesve të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
XS
SM
MD
LG