Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ka larguar pjesëtarët e “Mbrojtjes civile”


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë njoftuar se kanë reaguar për largimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës “Mbrojtje civile”, të cilët kanë qenë të pranishëm afër qendrave të votimit në Mitrovicën e veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se personat në fjalë janë larguar me bazë ligjore.

“Personat që janë larguar, janë larguar me bazë ligjore, duke u bazuar se për ofrim të sigurisë në Republikën e Kosovës, janë Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, si të vetmet institucione që duhet të jenë prezent. Për këtë qëllim është vepruar dhe të njëjtit janë larguar”, ka deklaruar Kelani.

Ai ka shtuar janë paraparë mbi 200 zyrtarë policorë, të cilët janë të pranishëm në detyrë për ruajtjen e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe po aq janë rezervë, të cilët në rast nevojë mund të inkuadrohen.
XS
SM
MD
LG