Ndërlidhjet

Mandela vazhdon të jetë në gjendje të rëndë


Pretoria
Pretoria
Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, vazhdon të jetë e rëndë, ka thënë ish-bashkëshortja e tij, Vini Madikzela.

Ajo ka thënë se Mandela nuk është në gjendje të flasë, për shkak të një gypi në fyt, përmes të cilit i pastrohen mushkëritë.

Mandela, 95 vjeç, vuan nga një infeskion i rëndë në mushkëri dhe qysh në muajin shtator po shërohet në shtëpi.

Mandela është i njohur në botë për luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut dhe pastaj për nxitjen e pajtimit midis racave.

Ai është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe më 1993 dhe është zgjedhur president vitin pasues. Mandela është larguar nga posti më 1999, pas një mandati në detyrë.
XS
SM
MD
LG