Ndërlidhjet

logo-print

Rrëmbehet zv/shefi i inteligjencës libiane


Libi

Libi

Zëvendësshefi i inteligjencës së Libisë, Mustafa Nuh, është rrëmbyer.

BBC, duke cituar mediat lokale, thotë se ai është kidnapuar nga aeroporti i Tripolit, por Qeveria thotë se nuk është në gjendje të konfirmojë lajmin.

Rrëmbimi vjen në kohën kur Tripoli është në grevë të përgjithshme, në shenjë kundërshtimi ndaj pranisë së grupeve paraushtarake në qytet.

Greva është thirrur pas vdekjes së mbi 40 personave të premten nga dhuna në mes të milicive rivale.

Këto grupe janë formuar fillimisht për të ndihmuar rrëzimin e kolonel Muammar Gaddafit, por ato refuzojnë të çarmatosen edhe dy vjet pas rënies së tij.
XS
SM
MD
LG