Ndërlidhjet

Iran: U paraqit një aeroplan i ri pa ekuipazh


Aeroplani iranian pa ekuipazh Fotros që u paraqit sot në Teheran
Aeroplani iranian pa ekuipazh Fotros që u paraqit sot në Teheran
Irani e ka paraqitur një aeroplan pa ekuipazh me pajisje raketore, për të cilin pretendohet se mund të qëndroj në ajër deri në 30 orë.

Ministri i mbrojtjes, Hossein Deghan, citohet nga agjencia IRNA, të ketë thënë se fluturakja “Fotros”, ka rrezeveprim, që mund ta mbuloj pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, përfshirë Izraelin.

Ministri Deghan tha se “Fotros” mund të kryejë misione të zbulimit dhe lansim të raketave ajër – tokë.

Ky është njoftimi i fundit nga Irani lidhur me programin e tij të aeroplanëve pa ekuipazh.

Në shtator, Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur prodhimin e aeroplanit pa ekuipazh “Shahed 129”, për të cilin u tha se e ka rrezeveprimin deri në 1700 kilometra.

Poashtu, në muajin shtator, u lansua edhe aeroplani pa ekuipazh “Yasser”, për të cilin ishte pretenduar se ka kapacitet për të fluturuar për tetë orë, me rrezeveprim 200 kilometra.

Këto pretendime është vështirë që të verifikohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG