Ndërlidhjet

Guardian: Evropa gjithnjë e më e zemëruar dhe nacionaliste


Ilustrim

Ilustrim

Shkruan: Timothy Garton Ash

Tash zgjedhjet në Gjermani kanë përfunduar. Gjermania dhe Franca do ta fillojnë nismën e madhe për ta ruajtur projektin evropian.

Duke e shënuar 100 vjetorin e vitit 1914, kjo në mënyrë favorizuese do të jetë në kontrast me udhëheqjen e butë dhe konfuze, nën të cilën Evropa u zhyt në Luftën e Parë Botërore, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, Guardian, dhe vazhdon duke theksuar se para zgjedhjeve të ardhshme në muajin maj, për Parlamentin Evropian, aksioni i vendosur i çiftit franko-gjerman dhe oratoria inspiruese, do t’i tërheq prapa partitë anti Bashkimit Evropian, që po fitojnë terren në shumë vende evropiane.

Tash për realitetin. Ne bile nuk do ta kemi qeverinë e re gjermane të formuar deri para Krishtlindjeve. Në negociatat për koalicionin gjerman, që mendohet se do të përfundojnë javën e ardhshme, çështjet evropiane po trajtohen sipas asaj “prit për të”. Për këtë çështje është formuar një nëngrup punues për financa, që quhet “Rregullimi i Bankave, Evropa, Euro”.

Për tri partitë gjermane pjesëmarrëse, Unionin Demokristian të Angela Merkelit, Unionin Socialkristian të Bavarisë dhe socialdemokratët opozitarë, çështje e nxehtë janë ato vendëse.

Rroga minimale, politika e energjisë, shtetësia e dyfishtë, pagesa e propozuar për autostradë, të gjitha këto kalkulohet se janë diçka më tepër se ardhmëria e kontinetntit, shkruan Guardian.

Politikanët gjermanë e dinë se çka realisht është interesante për t’i shitur politikat e partive të tyre te votuesit për zgjedhjet e ardhshme.

Derisa gjermanët e zakonshëm futen në rrjedhat e blerjeve për Krishtlindje, shumica nuk ndjejnë vështirësi për krizën e euros. Papunësia e të rinjve është afro 8% në Gjermani, ndërsa në Spanjë është 56%. Është vështirë të paramendohet se sa larg dhe sa urgjente është ndjenja e njeriut në metronë e Berlinit për krizën në Evropë. Por, për dallim nga kolegu i tij në Madrid, ai në Berlin, me rastin e daljes nga metroja, nuk i gjen mbeturinat e kalbura në rrugë, shkruan Guardian.

Pasi të formohet koalicioni i qeverisë gjermane, politika e saj evropiane, do të jetë produkt i kompromiseve ndërmjet tri departamenteve të shtetit, kancelarja federale dominante, ministria e financave dhe ministria e jashtme, që ndërmjet tyre do të jenë të ndara politikisht, ndërmjet demokristianëve dhe socialdemokratëve.

Fuqia hezituese udhëheqëse evropiane do të duhet të bëjë kompromise të mëtejshme me Francën, e cila ka pikëpamje të ndryshme për disa çështje kryesore.

Franca e ka, po ashtu, presidentin e butë, Fraçois Hollande, i cili po dështon ta reformoj vendin e tij, e të mos flasim për ndihmë dhënë ndokujt tjetër.

Çifti gjermano-francez, gjithnjë e më i moshuar dhe gjithnjë e më i pabarabartë, që në janar e ka shënuar përvjetorin e artë të martesës me një pesimizëm, duhet t’i marrë parasysh shqetësimet e partnerëve të vlefshëm siç është Polonia, dhe po ashtu, propozimet që vijnë nga institucionet evropiane.

Nga ky orkestër jofunksional do të dalë thirrja e mprehtë që do t’i godasë skeptikët e të gjitha vendeve në thembër dhe do t’i mobilizojë evropianët për të votuar për Evropën. Kjo është qesharake, shkruan gazeta.

Si rezultat, pjesërisht, kjo do të jetë fushata më interesante evropiane zgjedhore prej se zgjedhjet direkte për Parlamentin Evropian filluan në vitin 1979, për të gjithë në Evropë.

Termi “popullist” është i përbashkët për të gjithë ata që e kundërshtojnë idenë e Bashkimit Evropian, por nuk e përmban në vetvete diversitetin e tyre.

Me gjithë mosrespektin për partinë Pavarësia të Britanisë dhe Aleancën për Gjermaninë, që është anti-evropiane, është krejtësisht e gabueshme për t’i futur në një thes të njejtë, me Agimin e Artë neofashist në Greqi, partinë Jobbvik në Hungari, ose Frontin Kombëtar të Francës.

Dy prej liderëve të tyre më të aftë, Marine Le Pen nga Fronti Kombëtar Francez dhe Geert Wilders nga partia e Lirisë në Holandë, kanë filluar të përpiqen për t’i bashkuar partitë përkatëse .

Gjatë një dreke në një restorant elegant në Paris, zoti Wilders tha se “sot është fillimi i çlirimit nga elita evropiane, nga përbindëshi në Bruksel”. Le Pen tha se “partitë patriotike” dëshirojnë “ta kthejnë lirinë te populli ynë”, e jo që të jenë “të detyruar që buxhetet e tyre tu nënshtrohen” liderëve në Bruksel.

Në Vjenë, katër parti të tjera, Paria e Lirë e Austrisë, Demokratët e Suedisë, Liga Veriore e Italisë dhe Belangu flaman, iu bashkuan valsit me lideren e Frontit Kombëtar Francez, Le Pen.

Pra, suksesi i këtyre partive , së paku mund t’i mobilozj gjeneratat e reja të evropianëve për t’i mbrojtur arritjet, që ata i kosniderojnë të garantuara.

Tash nuk është viti 1914, por 100 vjet më vonë, Evropa përsëri do të jetojë në kohëra interesante, shkruan në fund të një artikulli të gjatë e përditshmja Guardian.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG