Ndërlidhjet

Pakistan: Së paku tre të vrarë nga shpërthimi i një bombe


Ilustrim
Ilustrim
Një bombë që pati për cak forcat e sigurisë ka vrarë tre persona dhe ka lënduar mëse njëzetepesë të tjerë, në jugperëndim të Pakistanit.

Bomba ishte vendosur dhe kurdisur në një biçikletë afër një pikë-kontrolli të policisë, në kryeqendrën e provincës së Baloçistanit.

Zyrtari i policisë, Samiullah Soomro, ka thënë se tetë nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Në një incident të ndarë, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, shumë njerëz dyshohet të jenë vrarë dhe lënduar, nga një bombë e hedhur afër kufirit pakistanezo-afgan.
XS
SM
MD
LG