Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: S’e japim pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Sebria nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të japë pëlqimin për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Siç transmetojnë mediat serbe, Daçiq ka thënë se për një gjë të tillë as që nuk mund të flitet, përderisa ka vende që mbështesin “qëndrimin parimor” të Serbisë.

“Kurrë nuk do të pajtohemi me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe çdo gjë tjetër mund të jetë anashkalim i procedurës, në të cilën Këshilli i Sigurimit ka fjalën e fundit”, ka thënë Daçiq.

Komentet e tij pasojnë deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se është paraparë që Prishtina, në gjysmën e parë të vitit 2014, të paraqesë kërkesa për anëtarësim në dy-tri agjenci të OKB-së.
XS
SM
MD
LG